Pep Guardiola ka deklaruar se do të marrë në konsideratë një tërheqje tw mundshme nga trajningu pas dhjetë vitesh. I pyetur nëse ndien nevojën për një pauzë në karrierën e tij si trajner, ai u përgjigj:
“Në vitin 2035 do të filloj të mendoj për këtë.”
Sa i përket qëndrueshmërisë së projektit të Manchester City-t, Guardiola shtoi:
“Kur bën të njëjtën gjë për dekada, gjithçka bëhet krejt ndryshe.
Por kjo ndodh në mënyrë natyrale. Klubi, lojtarët, trajneri, të gjithë e ndiejnë këtë.
Nuk jemi më të njëjtët si në fillim dhe për këtë ka shumë arsye.
Marrëdhënia ime me drejtuesit e klubit është shumë e afërt. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mua, e dini që shumë njerëz, përfshirë anëtarë të stafit tim teknik, janë larguar tashmë.
Secili ka dëshirat dhe preferencat e veta. Por tani për tani, unë jam ende këtu, përpara jush. Kështu që, do të shohim,” — tha trajneri 54-vjeçar i Manchester City-t, Pep Guardiola.