Ballina Sport Hamilton: Garat e fundit të këtij sezoni janë një test i mirë...

Hamilton: Garat e fundit të këtij sezoni janë një test i mirë për 2026-ën

0
30

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në pistën amerikane të Austin.

Kjo do të jetë një fundjavë e gjatë, pasi do të zhvillohet edhe gara sprint, ndaj te Ferrari kanë besim në një rezultat pozitiv.

“Do të japim gjithçka këtu në Austin. Unë tashmë i kam vlerësuar me kujdes gjërat që duhet të bëjmë këtë fundjavë. Mendoj se me pak më shumë performancë nga makina, mund të bëjmë mirë,” deklaroi Lewis Hamilton.

Piloti britanik, ashtu sikurse shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc kërkojnë fitoren e parë sezonale me “kokëkuqen”. Ndërkohë që, skuadra punon edhe për të ardhmen, pasi viti 2026 është viti i ndryshimeve të mëdha.

“Ne të gjithë po punojmë për të hedhur themelet për vitin 2026. I shoh fundjavat e fundit si fundjava testuese për t’u përmirësuar, duke përfshirë marrëdhëniet dhe komunikimin. Ne të gjithë duam të ruajmë një nivel të lartë përqendrimi”, tha Hamilton.