Ballina Politika Hapat për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE: Procesi të jetë gjithëpërfshirës, të...

Hapat për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE: Procesi të jetë gjithëpërfshirës, të udhëhiqet nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias

82
0

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha se mbështet komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore, si pjesë e një pakete nismash që synojnë vlerësimin e mjedisit të përgjithshëm zgjedhor, jo vetëm të kuadrit ligjor.

Gonzato theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave jo vetëm të së kaluarës, por edhe të së ardhmes, duke u bazuar tek rekomandimet e OSBE ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Silvio Gonzato, ambasador i BE: Do të krijohet një komision i përbashkët parlamentar për reformën zgjedhor së bashku me nismat e tjera që kanë për synim për të vlerësuar mjedisin e përgjithshëm, jo vetëm kuadrin ligjor, që mund të ndikojë në fushën, është e barabartë ajo për zgjedhjet që sipas OSBE ODIHR ka munguar, por tregon edhe fakti që është kuptuar që ekziston nevoja për tu përballur me sfidat e të shkuarës dhe të së ardhmes.

Ne në BE mirëpresim këto hapa dhe inkurajojmë që të keni një proces gjithëpërfshirës të bazuar tek faktet, të udhëhequr nga OSBE ODIHR dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

KQZ ka ndërmarrë hapa të rëndësishme pas një analize pas zgjedhjeve me propozime për të fuqizuar transparencën, efikasitetin në proceset e ardhshme zgjedhore. Ne i mbështesim plotësisht këto propozime.