Ballina Kuriozitete Jo më ndotje: Zbulim i madh drejt prodhimit të energjisë së pastër...

Jo më ndotje: Zbulim i madh drejt prodhimit të energjisë së pastër pa karbon

24
0

Një përparim i madh është shënuar në fushën e fuzionit bërthamor, pasi shkencëtarët britanikë kanë arritur të zgjidhin një nga sfidat më të mëdha teknike që lidhet me këtë formë të prodhimit të energjisë së pastër.

Zbulimi është bërë në reaktorin eksperimental MAST-U në kampusin Culham, pranë Oksfordit, ku studiuesit e UK Atomic Energy Authority (UKAEA) kanë përdorur bobina të vogla magnetike për të stabilizuar skajin e jashtëm të plazmës së nxehtë brenda reaktorit. Kjo zonë e njohur si “skaji i tokamakut” është pjesa ku shpesh ndodhin humbje të energjisë dhe dëmtime strukturore.

Kjo arritje konsiderohet si një moment kyç drejt realizimit të fuzionit bërthamor si burim energjie për përdorim të gjerë, duke afruar më shumë synimin për të ndërtuar reaktorë që prodhojnë energji të qëndrueshme, pa karbon dhe të pastër.

Fuzioni bërthamor ndryshe nga ndarja bërthamore që përdoret sot imiton procesin e energjisë diellore, duke bashkuar atomet dhe duke gjeneruar sasi të mëdha energjie pa mbetje radioaktive afatgjata.

Zbulimi i bërë nga MAST-U ndihmon në avancimin e projektit STEP (Spherical Tokamak for Energy Production), që synon të ndërtojë një reaktor të gjeneratës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitet 2040.