Ballina Rajoni Kapen mbi 38 kg kokainë në portin e Pireut, u gjet në...

Kapen mbi 38 kg kokainë në portin e Pireut, u gjet në ngarkesën e kontejnerëve me banane! Ja ku e kishin fshehur trafikantët

18
0

Autoritetet greke i kanë dhënë një goditje të re rrjeteve të trafikimit të drogës, duke sekuestruar mbi 38 kilogramë kokainë në Portin e Pireut.

Sasia e drogës u gjet e fshehur me kujdes brenda një kontejneri me banane, pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar, Nëndrejtoria për Ndjekjen Penale të Drogave dhe autoritetet kompetente doganore dhe financiare.

Sipas vlerësimeve, vlera e kokainës së sekuestruar në tregun ilegal mund të kalojë një milion euro, por destinacioni i saj mbetet ende i panjohur, ashtu sikurse organizata kriminale që e kishte porositur.

Sipas Policisë greke, u gjetën 33 pako të improvizuara, që përmbanin kokainë me një peshë totale bruto prej 38 kilogramësh e 200 gramësh, të cilat ishin vendosur me kujdes brenda një kontejneri, midis mekanizmit të ftohjes dhe murit të brendshëm, informon “Protothema”.

Kontejneri vinte me anije nga një vend i huaj, dyshohet nga Amerika Latine, në portin e Pireut, ku ishin ngarkuar me 1080 kuti me banane.