Nga Spartak Ngjela
Tani gjithkush po e kupton se Serbia e ka humbur luftën me Shqipërinë dhe me Kosovën.
Por frika e saj po kuptohet se qëmdron tek e ardhmja a afërt e zhvillimit të mëtejshëm të shqiptarisë si etni, me rreth 13 milionë shqiptarë, shumica e të cilëve jetojnë në dy shtetet shqiptare: Shqipëri dhe Kosovë rreth 6 milionë, dhe një milionë të tjerë në Maqedoninë e Veriut, dhe dy milionë shqiptare në Epirin shqiptar në Greqi dhe katër milionë shqiptarë jetojnë në Turqi,
Shqipëria dhe Kosova kuptohet se janë në pritje të një zgjidhjeje, dhe po zhvillohen të ndara nga njëra-tjetra. Por koha është e tyre, dhe do të vijojë në heshtje të ecë me turizmin midis dy shteteve, me televizionet e shumtë cilësorë në gjuhën letrare shqipe, dhe me përkrahjen e madhe të politikës amerikanë.
Koha po ecën për shqiptarinë, por politika e Tiranës me Edi Ramën kryeministër ose nuk e kupton këtë, ose nuk e dëshiron.
Por kjo gjendje sigurisht që do të jetë fundi i pavlerësuar i Edi Ramës.
Po Kosova?
Ja pikërisht tek Kosova ka mbetur tragjedia politike vetjake Rama.
Por çdo të bëjë?
Asgjë nuk mund t’i bëjë dot Rama Shqipërisë dhe Kosovës, por nuk e kupton, se siç duket nuk e lë ligësia që ka me Shqipërinë dhe Kosovën.
Por, po nuk ktheu, Rama do të jetë përpara një dështimi të plotë individual.
Të shohim: sepse Rama që të jetë i suksesshëm duhet të jetë me shqiptarinë, dhe për forcimin e dy shteteve shqiptare drejt një programi të zhvillimit të përbashkët Shqipëri dhe Kosovë.
Të Shohim, mbase ia arrin ta kuptojë këtë rast që ne shprehëm këtu, në këtë artikull.