Ballina Sport Matthaus lartëson punën e Kompanyt

Matthaus lartëson punën e Kompanyt

26
0

Ish-kampioni i botës Lothar Matthaus nuk ka dyshime: Bayern Munihu është favoriti absolut për ta fituar përsëri Bundesligën.

Në një intervistë për “Bild”, 64-vjeçari vlerësoi punën e Vincent Kompany, duke theksuar se trajneri belg i ka rikthyer klubit bavarez ato vlera që Gjermania tregoi në Botërorin 1990; solidaritet, respekt dhe unitet.

“Kompany i ka rikthyer Bayernit diçka që trajnerët e tjerë nuk e kishin arritur; frymë skuadre, respekt reciprok dhe bashkim mes lojtarëve. Edhe rezervat i gëzojnë golat sikur të ishin në fushë”, – shpjegoi Matthäus, pjesëmarrës në 5 Botërorë dhe fitues i “Italia 1990”.

Një nga protagonistët e Bayernit konkurrues është Luis Díaz. Matthäus vlerëson lart kontributin e tij në fazën sulmuese dhe mbrojtëse:

“Kolumbiani sakrifikohet kur ekipi nuk ka topin dhe ka përmirësuar duelet e rikuperimet krahasuar me kohën te Liverpool. Díaz është ndër më të mirët për duelet e fituara dhe rikuperime në fushën kundërshtare, duke i dhënë energji dhe intensitet ekipit”.