Mbreti Charls do të bëhet monarku i parë anglez në pushtet që nga viti 1534, që do të lutet publikisht me një papë gjatë vizitës së tij shtetërore në Selinë e Shenjtë javën e ardhshme.
Mbreti do t’i bashkohet Papa Leo XIV në Kapelën Sistine gjatë vizitës së tij me mbretëreshën në Vatikan më 22-23 tetor. Ky moment është cilësuar si i rëndësishëm në marrëdhëniet midis kishës katolike dhe Kishës së Anglisë, guvernatori suprem i së cilës është Charles.
Familja mbretërore do të vizitojë gjithashtu Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, lidhjet e së cilës me kurorën angleze datojnë që nga sundimtarët saksonë.
Një zëdhënës i Pallatit të Buckinghamit tha se kjo do të jetë vizita e parë shtetërore, që nga Reformimi, ku Papa dhe monarku do të luten së bashku.