Ballina Lifestyle Motra e Liam Payne në përvjetorin e parë të vdekjes tragjike: Vdekja...

Motra e Liam Payne në përvjetorin e parë të vdekjes tragjike: Vdekja e tij mizore nuk do të ketë kurrë kuptim

87
0

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Liam Payne, motra e tij Ruth ndau një mesazh tejet emocional në Instagram, duke e quajtur humbjen e vëllait mizore dhe pa kuptim.

Këngëtari i njohur i One Direction vdiq në tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Raporti toksikologjik zbuloi praninë e alkoolit, kokainës dhe një antidepresivi në sistemin e tij, shkruan DailyMail.

Ruth publikoi disa fotografi të tyre familjare, duke përshkruar dhimbjen që përjeton çdo ditë: “Një vit, 12 muaj, 365 ditë… sido që ta them, mbetet e njëjta e vërtetë e dhimbshme, ti nuk je më këtu”.

Ajo tregoi se shpesh ka makthe ku përjeton momentet e fundit të Liamit dhe pranoi se ende nuk mund ta pranojë humbjen e tij. “E nënvlerësova pikëllimin”, shkroi ajo. “Je humbja e jetës sime, personi që do të më mungojë në çdo ditë të ardhshme”.

Motra e këngëtarit rrëfeu se djali i Liam, Bear, ka ndryshuar shumë gjatë këtij viti dhe se e ndien mungesën e babait të tij.

Ajo shtoi se shpesh përpiqet ta ndiej praninë e vëllait në detaje të vogla të përditshmërisë: “I them ‘natën e mirë’ yjeve, në rast se atje mund të të gjej”.

Në fund të homazhit, Ruth u bëri thirrje njerëzve të kujtojnë se, përtej famës, Liam ishte një bir, një baba dhe një vëlla i dashur. Ajo përfundoi me fjalët prekëse: “Gjithmonë me dashuri, Liam — në çdo jetë”.

Ndërkohë, fansat mbajtën një ceremoni përkujtimore në Argjentinë, jashtë hotelit ku ai humbi jetën, ndërsa familja njoftoi se nga donacionet në kujtim të tij janë mbledhur gati 250 mijë funte (afërsisht 287 mijë euro )për Spitalin e Fëmijëve Great Ormond Street, duke e kthyer kujtimin e Liam Payne në një trashëgimi të ndihmës dhe dashurisë.