Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve. Tre pika do të jenë pjesë e diskutimit në këtë mbledhje. Opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘McGonigal’, një tjetër komision për zgjedhjet e 11 majit, dhe pretendimet për farsën elektorale.
Po ashtu një tjetër kërkesë që do të parashtrohet nga opozita, është dhe ai për zhvillimin e një mocioni me debat për çështjet e shëndetësisë, duke iu referuar një raporti të KLSH, që nxirrte në pah një skandal me të sëmurët me kancer. Sakaq, në këtë raport evidentoheshin shkelje të mëdha, ku thuhej se pacientët me kancer prej 6 muajsh vuanin mungesën e medikamenteve.
Sa i përket kërkesës së parë për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’, është bërë dhe gjatë legjislaturës së kaluar, por me forcën e kartonëve, mazhoranca e ka rrëzuar.