Ballina Politika Pas dështimit në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta i drejtohet Apelit të...

Pas dështimit në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta i drejtohet Apelit të Posaçëm për lirimin nga burgu

45
0

Një ditë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për lirimin e tij, ish-presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një tjetër përpjekje ligjore, këtë herë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Ai kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, vendosur ndaj tij prej më shumë se një viti.

Meta kishte kërkuar më herët edhe nga Gjykata e Lartë të shfuqizonte vendimet e dy shkallëve më të ulëta, të cilat kishin refuzuar lirimin e tij, por edhe kjo gjykatë vendosi ta mbajë në burg.

Ndërkohë, dosja penale ndaj Metës dhe disa të bashkëpandehurve të tjerë ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak pranë Gjykatës së Posaçme. Ai akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje apo mosdeklarim të pasurisë”.