Aktorja e njohur turke Neslihan Atagül ka ndarë me publikun një moment tepër të ndjeshëm nga jeta e saj familjare.
Në një intervistë ekskluzive për “GazeteMagazin”, ajo ka treguar për emocionet e para që ka përjetuar bashkëshorti i saj, Kadir Doğulu, në çastin kur mori për herë të parë në krahë djalin e tyre, Aziz.
“Kur Kadir e mori për herë të parë Azizin në krah, filloi të qeshte me gjithë shpirt. Ishte një moment i paharrueshëm për të dy”, – ka rrëfyer me emocion aktorja, e njohur për rolet e saj në seriale si Fatih Harbiyedhe Kara Sevda.
Neslihan, e cila prej vitesh konsiderohet një ndër aktoret më të dashura të ekranit turk, foli gjithashtu për jetën e re si nënë dhe për lidhjen e veçantë që çifti ka krijuar me vogëlushin e tyre.
E pyetur nëse ajo dhe Kadir mendojnë ta zgjerojnë familjen, Atagül u përgjigj me sinqeritet:
“Aziz është vetëm 7 muajsh. Le ta rrisim pak, pastaj do të shohim.”
Fotot e publikuara të çiftit me djalin e tyre kanë prekur fansat anë e mbanë botës, të cilët i kanë përgëzuar për dashurinë dhe thjeshtësinë që përcjellin në çdo paraqitje publike.