Ballina Aktualitet “Tetori Rozë pa Mamografi”/ Onkologjiku me aparat jashtë funksionit, gratë lihen në...

“Tetori Rozë pa Mamografi”/ Onkologjiku me aparat jashtë funksionit, gratë lihen në pritje

38
0

Prej disa ditësh, në spitalin Onkologjik të QSUT aparati i mamografisë ka dalë jashtë funksionit.

Gratë që paraqiten për kontrolle mjekësore udhëzohen të kryejnë vetëm ekzaminimin me eko të gjirit, për shkak të një defekti teknik që ka pësuar pajisja.

Nuk ka ende një informacion se kur do të rregullohet edhe pse nuk ka munguar interesimi i mediave.

Gratë nuk mund të kryejnë Mamografinë pikërisht në muajin tetor, i njohur si “Tetori Rozë”, kur mjekët bëjnë thirrje për kontrolle për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.