Ballina Sport Drithërima në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Drithërima në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

17
0

Vllaznia vuan por fiton 0-1 ndaj Bylis, në një ndeshje dramatike.  Në pjesën e parë në Ballsh nuk pati gol, pavarësisht rasteve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 83-të, me shkodranët që morën epërsinë, duke iu falur një autogoli të pafat të Peraltas. Vendasit shtuan presionin dhe barazuan në fund me anë të Abdullai, por goli u cilësua i parregullt, për një faull gjatë aksionit.

Të besuarit e Edi Martinit shkojnë në kuotën e 16 pikëve, ky sukses është i 3-ti radhazi. Bylis ka vetëm gjashtë pikë.