Ballina Kronika DURRES/ Policija arrestime dhe procedime për vepra të ndryshme penale, dhunë familje,...

DURRES/ Policija arrestime dhe procedime për vepra të ndryshme penale, dhunë familje, rrahje, perndjekje ne rrjetet sociale

58
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi shtetasi N. Rr. ka kallëzuar se, gjatë një konflikti për motive pronësie, kushëriri i tij, A. Gj., ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe i ka dëmtuar gomat e automjetit që ka në pronësi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin V. Gj., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin K. B., 35 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e goditjes, shtetasi K. B. ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës dhe më pas është larguar. Po punohet për kapjen e 42-vjeçarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, specialistët referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
B. D., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe J. K., 64 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
K. B., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për një periudhë rreth njëvjeçare ka kanosur punonjësen sociale që kujdeset për fëmijën e tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit shpallën në kërkim shtetasin G. G., 34 vjeç, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Katër rrugët e Fllakës”, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin B. H., 44 vjeç, dyshohet se e ka kanosur me arme me armë zjarri. Po punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një firme ndërtimi, pasi gjatë punës është aksidentuar shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.