Ballina Lifestyle Fitoi çmimin Nobel në vitin 1957, ndërron jetë në moshën 103-vjeçare fizikanti...

Fitoi çmimin Nobel në vitin 1957, ndërron jetë në moshën 103-vjeçare fizikanti i mirënjohur kinez

98
0

Chen Ningyang, një nga fizikantët më të njohur në botë dhe laureat i Çmimit Nobel, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare, raportoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

I lindur në Hefei, Provinca Anhui e Kinës lindore në vitin 1922, ai ishte një fizikant kinezo-amerikan.

Ai kishte punuar në mekanikën statistikore dhe ligjet e simetrisë në fizikën e grimcave.

Yang u vlerësua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1957 së bashku me Chung-Dao Lee.