Ballina Lifestyle Gazetari italian Ranucci, një jetë nën kërcënime të vazhdueshme, por gazetaria, puna...

Gazetari italian Ranucci, një jetë nën kërcënime të vazhdueshme, por gazetaria, puna më e bukur në botë

27
0

Shumë nga kërcënimet që ka marrë, Sigfrido Ranucci nuk i ka bërë kurrë publike. Ka pasur njerëz që e ndiqnin, e filmonin, një lloj përndjekjeje dhe përpilimi dosjesh ndaj tij. Jetën prej vitesh e ka nën mbrojtje të shtetit. Që prej vitit 2009 është vendosur nën mbrojtje, pasi kishte kryer një hetim në Siçili për një gurore rëre që drejtohej nga një klan mafioz nga Katana. «Familja Ercolano i kishte kërkuar një personi të rrezikshëm të më mbante nën vëzhgim», ka treguar ai.

Dy vite më vonë, situata u përkeqësua. «Një trafikant droge i lidhur me ‘Ndrangheta-n dhe me kartelin kolumbian të Pablo Escobar-it kishte urdhëruar dy vrasës shqiptarë që të më eliminonin. Nuk i kishte pëlqyer një reportazh që kisha bërë për lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar.»

Më pas, atentati i 16 tetorit, një tjetër moment i rëndë në jetën e tij.

Në intervista të mëparshme, Ranucci ka pohuar:

«Ndonjëherë një hetim gazetaresk është më i fortë sesa një proces gjyqësor që zgjat me vite. Ka presionin e transmetimit në orar të pikut, stresin e vazhdueshëm, kallëzime paraprake, drejtimin e një ekipi të tërë, telefonata para, gjatë dhe pas emisionit… Bëj një jetë të lodhshme, ndonjëherë të padurueshme, por ndihem me fat. E konsideroj këtë punë si më të bukurën në botë.»

Ngjarja

Ditën e premte dy shpërthime të fuqishme u regjistruan në orët e para të mëngjesit në rrethinat e Romës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Sipas raportimeve të policisë, dy sasi lënde eksplozive ishin vendosur në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci, prezantues i emisionit Report dhe të vajzës së tij, teksa mjetet ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Campo Ascolano.

Ishte vetë gazetari ai që konfirmoi lajmin duke shkruar se dy shpërthimet shkaktuan panic në të gjithë lagjen.

Karabinierët, oficerët e DIGOS dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se nëse në momentin e shpërthimit do të kishte njerëz në makina, pasojat do të ishin tepër të rënda.

Zyra e prokurorit ka filluar hetimet dhe po mbledh prova për të identifikuar autorët e këtij krimi të rëndë.

Sigfrido Ranucci, është prezantuesi dhe prej disa kohësh autori i emisionit “Report” në televizionin italian RAI3 është i njohur së fundmi edhe në Shqipëri nga një reportazh për vendin tonë.

Në reportazhin për Shqipërinë ai ka trajtuar marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e refugjatëve