Ballina Kronika Shpërndanin drogë në formë xhelatine në Tiranë, arrestohen dy të rinj! Ja...

Shpërndanin drogë në formë xhelatine në Tiranë, arrestohen dy të rinj! Ja çfarë iu zbulua gjatë kontrolleve

38
0

Policia ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohet se shpërndanin drogë në formë xhelatine në Tiranë.

Në pranga ranë Denis Brakaj (Krasniqi) dhe Elker Xibraku, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ambientit ku u kapën dy të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e Denis Brakaj (Krasniqi), u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “STOP”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”.

Sekuestrohen 8 pako lëndë e dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, rreth 802 gramë lëndë narkotike kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, dy shtetas mbanin dhe shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “STOP”.

Si rezultat i operacionit u kapën dhe u arrestuan shtetasit D. B(K)., 35 vjeç dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B(K)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.