Ka ndërruar jetë gjatë natës së kaluar Sofia Corradi, profesoreshë e rregullt e shkencave të edukimit në Universitetin “Roma Tre”, e njohur si “mamma Erasmus”, pasi ishte ideatorja e programit që u ka mundësuar dhe vazhdon t’u mundësojë mijëra të rinjve evropianë të studiojnë jashtë vendit.
Lajmi u bë i ditur nga familja e saj, e cila e përshkroi Corradin si një grua “me energji të madhe dhe me bujari të jashtëzakonshme intelektuale e njerëzore”.
Fituesja e bursave prestigjioze “Fulbright” dhe të “Universitetit Columbia”, Corradi studioi në “Graduate School of Law” të Columbia-s, ku mori diplomën Master në të Drejtën Krahasues.
E diplomuar me vlerësim maksimal në Jurisprudencë në Universitetin “La Sapienza” të Romës, ajo zhvilloi kërkime shkencore mbi të drejtën për arsim si një e drejtë themelore e njeriut, pranë Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Akademisë së të Drejtës Ndërkombëtare të Hagës** dhe “London School of Economics.