Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kryer kontrolle pasditen e sotme te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi.
Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal, pra po kontrollohet zyra, banesa dhe telefoni i Administratorit të OSHEE, ndërsa janë në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme.
Këto kontrolle kanë marrë spunto nga një çështje penale e regjistruar në SPAK, për veprën penale “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit”.
Mes personave që SPAK dhe BKH ka ndërhyrë për kryerjen e kontrolleve janë dhe disa individë të tjerë.
Kontrolli i banesës dhe zyrës së Enea Karakaçit është kryer pikërisht ditën e Enjte, kur SPAK dhe BKH-ë realizoi kontrolle edhe tek ish-deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku.