Thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e prurjeve kanë ulur ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës.
Rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit kanë dalë në sipërfaqe.
Refki Çengu është njëri nga banorët e hershëm të Ramhasit, fshatit të përmbytur e që shtrihej buzë Drinit të Zi. Del çdo ditë në tokën dhe rrënojat e dikurshme të fshatit buzë Drinit.
Na tregon pikat më të larta që kishte qyteti i dikurshëm i Kukësit. Kujton rrugët e rrugicat ku ka shkelur e shkonte në shkollë.
Klasën e parë të shkollës e kreu në Kukësin e vjetër e më pas në qytetin e ri. Në bregun e liqenit gjejmë edhe një banor tjetër të zonës, Liman Çengun. Thonë se kalojnë kohën, por heqin edhe mallin e dikurshëm.
Nga shtëpia e dikurshme dhe tashmë e rrënuar ka dalë në vitin 1979.
Refkiu thotë se trojet e vjetra janë të paharrueshme. Thotë se dalja nga shtëpia dhe viti i mbrapshtë i vitit 1997 janë dy momentet më të vështira.
Thotë se fshati kishte dy kanale ujitëse ndaj bëhej prodhimi I madh bujqësor.
Bashkë me Limanin, Refkiu kujton harmoninë e dikurshme që ishte mes familjeve e fiseve të fshatit.
Refkiu nuk e harron edhe momentin kur i është prishur shtëpia.
Banorët e tokave dhe shtëpive të përmbytura kanë kërkuar prej 36 vitesh dëmshpërblime për atë çfarë u ka ndodhur me ndërtimin e hidrocentralit dhe liqenit të Kukësit.
Liqeni i Fierzës përmbyti përfundimisht në vitin 1978 Kukësin e vjetër dhe 33 fshatra në Kukës, Has, Tropojë e Pukë.