Policia ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë në automjet në zonën e Kombinatit.
I riu me iniciale E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua në rrugën “Ilia Papanikolla”, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet arma e zjarrit.
Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin
“Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, informuan blutë.
Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Confirmation”.
U kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në Kombinat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Confirmation”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.