Ballina Kronika Vranë vajzën e familjes, Gjykata e Lartë “çimenton” 50 vite burg për...

Vranë vajzën e familjes, Gjykata e Lartë “çimenton” 50 vite burg për babë e bir

34
0

Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar dënimin me 50 vite burg në total për Faik e Shkëlzen Bucin, të fajësuar për vrasjen makabre të 23-vjeçares Eglantina Buci, vajzë e familjes së tyre. E reja u qëllua me plumb nga i vëllai dhe u gropos te Mali me Gropa në vitin 2012. Në Gjykatën e Lartë babë e bir kërkuan të prishin dënimin e Apelit të Tiranës me nga 25 vjet secili për krimin. Një Kolegj Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosi të mos pranojë rekursin, duke lënë kështu në fuqi dënimin me një gjysmë shekulli në total për ta.

Krimi i ndodhur në vitin 2012 u zbardh nga drejtësia 8 vite më vonë, në vitin 2020, pasi një mik Shkëlzen Bucit, Miklar Tola, dëshmitar i krimit, vendosi ta rrëfente për autoritetet nën statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Sipas hetimit, vrasja ishte bërë me porosi të babait të 23-vjeçares, Faik Buci, ndërsa ekzekutor ishte i biri, Shkëlzeni.

Motiv i vrasjes dyshohet se kishte qenë refuzimi i vajës për një fejesë të dëshiruar nga i ati dhe largimi i saj për të bashkëjetuar me dikë tjetër, jashtë dëshirës së babait dhe vëllait. Ditën e ngjarjes, Shkëlzen Buci ka thirrur të motrën për kafe. Ata janë nisur drejt Dajtit, ndërsa në makinë ndodhej edhe miku i tij, Tola. Gjatë rrugës ai ka qëlluar në sytë e mikut të tij të motrën, trupin e së cilës e groposi më pas tek Mali me Gropa./A2