Ballina Politika ’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i...

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

105
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po mban në këmbë ekonominë e vendit përmes pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh.

Berisha shton se me çmimet e vendosura për këto ndërtime, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.

Postimi:

Ekonomia e narko-shtetit mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit.
Ndërkohë që 56 mijë apartamente qëndrojnë bosh, qytetarët e ndershëm nuk përballojnë dot as një metër katror në kullat e ngritura me para droge.