Ballina Kronika Aksident në Gjirin e Lalëzit, përplasen dy automjete. Pamje nga vendngjarja

Aksident në Gjirin e Lalëzit, përplasen dy automjete. Pamje nga vendngjarja

43
0

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, por ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.