Ballina Kronika Aksidenti i rëndë në Kavajë, dy persona transportohen me urgjencë drejt Traumës

Aksidenti i rëndë në Kavajë, dy persona transportohen me urgjencë drejt Traumës

26
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë ku si pasojë dy persona janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve, 26-vjeçari F.K ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur makinën tjetër, ku kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët B.K 34-vjeç dhe K.K 27-vjeç.

Autoritetet po hetojnë këtë rast deri në një vendim final për fajtorin e kësaj ngjarjeje.

Informacioni policisë

F. K., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët B. K., 34 vjeç, dhe K. K., 27 vjeç, të dy banues në Kavajë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.