Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, tri aktore të njohura vendase vendosën të provojnë fatin e tyre në politikë – por pa sukses.
Aktoret Driada Matoshi dhe Vlora Merovci garuan në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Flutura Zeneli ishte pjesë e Listës Guxo, të udhëhequr nga Jeta Statovci.
Sipas rezultateve preliminare, Driada Matoshi ka marrë gjithsej 312 vota, duke u renditur e 25-ta në listën e Vetëvendosjes, ndërsa Vlora Merovci ka siguruar 286 vota, që e vendosin të 31-tën në renditje.
Me këto rezultate, asnjëra nga to nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të hyrë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Ndërkohë, në listën Guxo, edhe aktorja Flutura Zeneli nuk arriti të sigurojë një mandat, duke marrë vetëm 51 vota, që e renditin të 18-tën në listën në të cilën ajo garoi.