Ballina Kulturë Dy episode nga jeta e filozofit të madh, Emanuel Kant

Dy episode nga jeta e filozofit të madh, Emanuel Kant

30
0

Emanuel Kanti e trajtonte si prioritare paraqitjen, vishej bukur dhe me shije. Një ditë kur po shkonte në universitet për të dhënë leksione kaloi nën një dritare ku e zonja e shtëpisë po ujiste lulet.

Kanti u ndot nga rrobat, dhe i zemëruar hyri në shtëpi e zonjës duke protestuar me zë të lartë dhe me pak filozofi.

Zonja e shtëpisë bashkë me ndjesën e përulur i ofroi filozofit gadishmërinë dhe përkushtimin e pashoq për ndreqjen e gabimit, pastrimin e rrobave.

Kur filozofi u qetësua pak, gruaja e pyeti se kush ishte. Me ta marrë vesh i tha:

– Kam kënaqësinë që u njoha me ju.

– Edhe unë i tha Kanti i qetë, por rasti përkundrazi nuk më pëlqen.

– Ndërsa mua, – i tha gruaja e zgjuar, më pëlqen pikërisht rasti. Kështu, kur dikush do të më qortojnë se kujdesem shumë për veshjen time, do të mbrohem duke sjellë si shembull filozofin e madh.

__

* Kanti kënaqej shumë kur vështronte qiellin me yje. Një ditë i tha një miku:

-Dy gjëra më detyrojnë më shumë se se çdo gjë tjetër: qielli me yje sipër meje dhe ndërgjegja morale brenda meje.

* Kanti kishte një shkrim tmerrësisht të keq, pothuajse të palexueshëm. Më 1770 kishte ngarkuar nxënësin e tij të kopjonte disa shënime që i duheshin. Nxënësi shkoi njëherë tek ai për t’i treguar një frazë që nuk arrinte te deshifronte.

Kanti e shikoi dhe e rishikoi shkrimin dhe pastaj, duke vënë duart në kokë, tha;

– Miku im, kur shkrova këto rreshta vetëm unë dhe Zoti ishin në gjendje t’i deshifronim. Tashmë është vetëm Zoti që mund ta kryejë këtë punë.