Ballina Kronika E rëndë/ Konsumoi fotoksinë, 37-vjeçarja i jep fund jetës

E rëndë/ Konsumoi fotoksinë, 37-vjeçarja i jep fund jetës

36
0

Një 37-vjeçare i ka dhënë fund jetës një ditë më parë në fshatin Lumas të Kuçovës. Sipas njoftimit të policisë, 37-vjeçarja në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën.

“Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia e Beratit.