Ballina Opinion Edvin! Ti deshte mu ba Hashim n’Sheshin e Tiranës, por harrove se...

Edvin! Ti deshte mu ba Hashim n’Sheshin e Tiranës, por harrove se Rifati hala asht gjallë e kollitet fort n’Prekaz!

49
0

Nga Çun Lajçi 

Edvin!

Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfilla fjalën! Sahati n’Tiranë, akrepin e madh e ka kah Beligradi e t’voglin kah Moskovi. Mate kohën me orën time tha, se ma mirë t’bjen!

Edhe Mici foli:

“Nganjiherë ma mirë asht mu vonu se mu ngutë me çua bajrakun e me ta ulë të tjerët!”

Ti deshte mu ba Hashim n’Sheshin e Tiranës, por harrove se Rifati hala asht gjallë e kollitet fort n’Prekaz! Nuk bahesh ndera e kombit as i pari i shqiptarisë, ani pse veteranët e mashtruem,(organizata e PDK e Nasimit e Guncatit, siç tha Daut Haradinaj),t’dhan merita e fotografinë tënde me stemën e UÇK-së!

Mjerimi nuk mbaron këtu. Mjerimi fillon të ata që i thonë vetës veteran të UÇK- së, që për nji zallogë që ti ua premtove, e harruen Ademin e Hamëzën e n’vendin e tyne e vunë Hashimin e Ty!

I thuej Taulant Ballës; – e përqafove Endritin e Hashimit, e n’Kuvend ia fute thikën UÇK-së, tue mos e votue rezolutën për gjenocidin serb n’Kosovë!

Kësaj maskarade i doli era n’çastin kur Ali Ahmeti, (ai që i futi n’dhe Mirsadin e Begun e të tjerët n’burgun e përjetshëm), u mundua me luat ëngjullin tue ba thirrje për bashkim, ndërkaq që partive shqiptare në Maqedoni ua ka futë thikat para e përmbas!

Edvin

Albini nuk i bie n’gjuj Melonit, nuk ia ve dorën rreth qafës Vuçiqit, nuk luan çoke me Trampin, dhe nuk ban protesta n’emrin e ushtarve të Adem Jasharit pa qenë rraja e tyne n’krye t’vendit; – qëndresa e Jasharëve, Rifat Shaban Jashari! Kurti nuk thotë; –  Veriu i askujt, siç thua ti, se nuk ban pazare me trojet e Shqipnisë!?

Tani meritën që ta dhanë do Azgana, flakëroje n’ar, se ti se pate as për Hashimin as për çlirimtarët, por për me la m* t me shurrë për hesapet tua t’pista!

Mjerë Shqipëria që t’ka!

Tash po iki prejt Tiranës e po kthehem të Gjon Marka Gjoni,- Kapedani, se ai mirë e pat; – vonohu nganjiherë tha, se kur të ftofet koka të çelën sytë!

Çeli sytë edhe ti e ik!