Ballina Europë Gjendet një nga bizhuteritë e vjedhura nga muzeu i Luvrit, ministrja franceze...

Gjendet një nga bizhuteritë e vjedhura nga muzeu i Luvrit, ministrja franceze e Kulturës: Hajdutët vepruan profesionalisht

39
0

Ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, bëri të ditur se një nga bizhuteritë e vjedhura nga Galeria Apollo e Muzeut të Luvrit është rikuperuar, raporton BBC.

Sipas saj, pjesa e bizhuterisë u gjet pranë vendit të grabitjes, me sa duket pasi kishte rënë gjatë arratisjes së autorëve.

“Gjendja e saj po vlerësohet,” deklaroi Dati, duke shtuar se rasti ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Ministrja përshkroi hajdutët si “profesionistë që vepruan pa dhunë dhe pa krijuar panik”.

Grabitja ndodhi sot në Galerinë Apollo të Luvrit, ku ndodhen bizhuteri mbretërore të paçmuara dhe diamante të rralla.

Sipas zyrtarëve, u vodhën gjithsej nëntë bizhuteri, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve.