Ballina Dossier I shkatërruan familjen dhe e dëbuan, letra prekëse e bashkëshortes së kineastit...

I shkatërruan familjen dhe e dëbuan, letra prekëse e bashkëshortes së kineastit Mandi Koçi drejtuar Enver Hoxhës

32
0

Një nga dëshmitë më prekëse të periudhës së prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik është letra e Rozës Kazakova Koçi, bashkëshorte e kineastit shqiptar Mandi Koçi. E shkruar më 26 korrik 1961 dhe drejtuar personalisht Enver Hoxhës, kjo letër përmbledh dramën njerëzore të një gruaje të huaj të përzënë padrejtësisht, që largohet “me zemër të copëtuar, por ballëhapur” pas akuzave të rreme që shkatërruan familjen e saj dhe fatin e një prej emrave më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare.

Më 26 korrik 1961, Roza Kazakova Koçi, shtetase sovjetike me origjinë ruse dhe bashkëshorte e kineastit shqiptar Mandi Koçi, i drejtoi një letër personale Enver Hoxhës. Në dokumentin e saj, të ruajtur në fondet e Komitetit Qendror të PPSH, ajo deklaronte se po largohej nga Shqipëria pas akuzave për “veprimtari antishqiptare”, të cilat i konsideronte të pabazuara.

Në tekstin e letrës, ajo theksonte se akuzat ishin “pasojë e një keqkuptimi të tmerrshëm dhe e një interpretimi të gabuar”, që kishte sjellë “shkatërrimin e familjes sonë”. Letra përfundon me fjalinë:

“Për t’ju hequr dyshimet po largohem, me zemër të copëtuar, por ballëhapur.”

Largimi i Rozës Kazakova Koçi ndodhi në kontekstin e tensioneve politike që shoqëruan prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike gjatë viteve 1960–1961, kur shumë shtetase të huaja të vendeve socialiste, të martuara me shtetas shqiptarë, u akuzuan për lidhje me “agjenturën sovjetike” dhe u dëbuan apo u burgosën. Me dhjetëra familje u shkatërruan dhe dhjetëra fëmijë u rritën në familje të ndara më dysh.

I shoqi i Roza Kazakovas, kineasti Mandi Koçi, ishte ndër operatorët e parë të kinemasë shqiptare dhe autor i filmave dokumentarë të shumtë që gjatë luftës dhe pas saj. Ai njihet si kineasti i filmit të parë artistik, “Tana” (1958). Por pas dëbimit të bashkëshortes së tij ruse, ai u akuzua për “lidhje me agjenturën sovjetike”, u pushua nga puna dhe më pas u dënua me shumë vite burg. Vitet e fundit i kaloi në izolim në Tiranë, pa mundur të ribashkohej me familjen që jetonte në Moskë.

Teksti i letrës:

Shokut Enver Hoxha, sekretarit të parë të KQ të PPSH

Po largohem nga Shqipëria e akuzuar për veprimtari antishqiptare.

E mohoj rreptësisht një akuzë kaq të rëndë – pasojë e një keqkuptimi të tmerrshëm dhe e interpretimit të gabuar, gjë që solli në shkatërrimin e familjes sonë.

Për t’ju hequr dyshimet po largohem,

me zemër të copëtuar por ballëhapur.

Roza Koçi (Kazakova)

Tiranë

26/VII – 61

I shkatërruan familjen dhe e dëbuan, letra prekëse e