Ballina Kronika “Koka” e bandës kriminale kapet në Kakavijë, kërkohej nga Belgjika për trafik...

“Koka” e bandës kriminale kapet në Kakavijë, kërkohej nga Belgjika për trafik droge

47
0

Policia kufitare në Kakavijë ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi rezultonte në kërkim nga autoritetet belge.

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit të pasaportës rezultoi se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhërarrest nga Belgjika.

Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, akuzohet për trafik droge dhe si kreu i një organizate kriminale.

Mësohet se autoritetet belge kanë vendosur pesë vite burg për shqiptarin ndërsa tashmë do të përballet me drejtësinë.