Ministria franceze e Kulturës ka konfirmuar se tetë stoli të çmuara janë vjedhur nga Galeria e Apolonit në muzeun e Luvrit, në një vjedhje që po konsiderohet si një nga më të rëndat e dekadës.
Sipas bilancit të fundit zyrtar, ndër objektet e grabitura janë:
-Diadema e mbretëreshës Marie-Amélie dhe e mbretëreshës Hortense
-Qaforja e safirëve e të njëjtave parura mbretërore
-Një palë vathë të parurës me safirë të Marie-Amélie dhe Hortense
-Qaforja me smeralde nga parura e Marie-Louise
-Një palë vathë smeraldi të parurës së Marie-Louise
-Brosha e njohur si “brosha relikare”
-Diadema e Perandoreshës Eugénie
-Dhe fjongoja e madhe e gjoksit e perandoreshës Eugénie
Policia gjithashtu gjeti të hedhur në rrugë një bizhuteri të dëmtuar, që rezulton të jetë pikërisht kurora e Eugenie-s, një objekt unik me 1,354 diamante dhe 56 smeralde.