E diela e 19 tetorit e rikthen në skenë supersfidën, ndoshta më të madhe të elitës së futbollit anglez, ku Liverpooli prej orës 17.30 pret Manchester Utd në “Anfield”.
Në këtë stadium, Manchester Utd është pa fitore që dhjetë vjet.
Nga ana e tij, Liverpuli kërkon të ndalojë një ngecje në fillim të sezonit që të mos zmadhoohet në diçka më serioze, ndërsa United do të përpiqet të krijojë një moment nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Liverpuli pësoi humbje të vona kundër Kristal Palas dhe Çelsi, para pushimit të Kombëtareve, dhe një tjetër humbje erdhi në Ligën e Kampionëve ndaj Gallatas.
Është seria më e keqe e klubit nën drejtimin e trajnerit Arne Slot, i cili ishte pothuajse i pagabueshëm në sezonin e tij të parë që fitoi titullin.
Pasi u shpenzuan më shumë se 400 milionë dollarë gjatë verës, holandezi ka parë një seri fitoresh të çmendura në fund të ndeshjes të shndërrohen në dështime në fund të ndeshjes – e fundit kundër Chelseat në fillim të muajit. Sado çudi mund të ngjallë, Slot mund ta mirëpresë vizitën e Junaitid, edhe duke pasur parasysh presionin e shtuar të rivalitetit të tyre ikonik.
“Djajtë e kuq” nuk kanë fituar në “Anfield” prej vitit 2016. Që atëherë ka pasur disa humbje poshtëruese, si 7-0 në vitin 2023 dhe 4-0 në vitin 2022.
Manchester Utd gëzoi një fitore morale kundër Sunderland javën e fundit, por trajneri portugez Ruben Amorim ende nuk ka arritur dy fitore radhazi në Premier Ligë.
Bashkëpronari Xhim Ratklif e mbështeti Amorim në javët e fundit, duke i dhënë një afat për të punuar me skuadrën, mirëpo gjithcka mbetet në diskutim.
Ndërkaq, të shtunën, Arsenali kryesues i bën vizitë Fulhamit, kurse Notingem Forest pret Çelsin, me spekulime në rritje rreth pozicionit të trajnerit Ange Postecoglou.