Manchester United triumfon 1-2 ndaj Liverpool, në supersfidën e javës në Premier League. “Djajtë e kuq” e nisën “zjarr” ndeshjen dhe kaluan në epërsi me Mbeumo, pas dy minutash lojë.
Ndeshje e luftuar deri në fund, më shumë raste shënimi sidomos nga vendasit.
Mbeumo (2′) e Maguire (84′) – realizuan për Manchester Utd dhe Gakpo (78′) për Liverpoolin.
Për trajnerin e Manchester Utd Amorim është një fitore e madhe dhe e vetëbesimit, ndërsa Slot i Liverpoolit është i tronditur nga kjo disfatë.
Pas javës së tetë në Premier League, Arsenali kryeson me 19 pikë, pasojnë Manchester City me 16, Liverpool 15, Bournemouth 15, Chelsea 14, Tottenham 14, Sunderland 14, Crystal Palace 13, Manchester Utd me 13 pikë.