Nottingham Forest duhet të paguajë një shumë të madhe për klauzolën e lirimit nëse dëshiron të sigurojë objektivin e tyre kryesor për të zëvendësuar Ange Postecoglou.
Postecoglou u shkarkua vetëm pak minuta pas humbjes 3-0 ndaj Chelseat në “City Ground” të shtunën pasdite.
Forest nuk arriti të fitojë asnjë nga tetë ndeshjet gjatë periudhës së australianit në stol, duke barazuar dy dhe humbur gjashtë të tjerat.
Megjithëse skuadra dha një paraqitje premtuese në pjesën e parë, golat e Josh Acheampong, Pedro Netos dhe Reece James vulosën një tjetër disfatë.
Pronari Evangelos Marinakis tashmë ka shkarkuar dy trajnerë këtë sezon, pas largimit të Nuno Espirito Santo në shtator, dhe tani duhet të emërojë përsëri një trajner të ri.
Sean Dyche, Roberto Mancini dhe Luciano Spalletti janë përmendur si kandidatë në 24 orët e fundit – megjithatë, sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Spalletti nuk ka asnjë interes të marrë drejtimin e ekipit në “City Ground”.
Sipas The Guardian, trajneri i Fulhamit, Marco Silva, është gjithashtu në listën e ngushtë të Forest dhe është cilësuar si objektivi kryesor.
48-vjeçari ka bërë një punë mbresëlënëse – dhe ndoshta të nënvlerësuar – në perëndim të Londrës, duke e stabilizuar Fulhamin si një skuadër e qëndrueshme në Premier League përmes një modeli rekrutimi që fokusohet kryesisht te lojtarët me përvojë në elitën angleze.
Megjithatë, raportohet se, pavarësisht situatës së tij kontraktuale, çdo klub i interesuar do të duhet të paguajë një klauzolë lirimi prej 8 milionë £ përpara se ta emërojë Silvën si trajner të ri.
Forest nuk ka paguar kurrë më parë kompensim për ndonjë trajner gjatë drejtimit të Marinakis, pasi zakonisht ka synuar trajnerë që janë të papunë.
Por sipas Di Marzio, këtë herë Forest është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të Silvës.
Klubi raportohet gjithashtu se është i hapur për t’i ofruar portugezit një rritje page krahasuar me kontratën e tij aktuale te Fulham dhe për t’i premtuar një buxhet të konsiderueshëm transferimesh në janar, me synimin për t’u rikthyer pas një fillimi të keq sezonal.
“Të Kuqtë” aktualisht renditen në zonën e rënies në vendin e 18-të të Premier League, me vetëm një fitore dhe pesë pikë të mbledhura nga nëntë ndeshjet e para.