Ballina Editorial Prokurorë, shkoni me lule te varri Enverit. Ai s’lejonte avokatët!

Prokurorë, shkoni me lule te varri Enverit. Ai s’lejonte avokatët!

36
0

Nga Ylli Manjani 

Për cilindo që ka interes të mëtejshëm, profesioni i Avokatit dhe roli i tij i pazëvendësueshëm në procesin e rregullt gjyqsor, në një shoqëri demokratike, ekziston mbrojtje e veçantë në Konventën e të drejtave të njeriut.

Këtë vit madje është bërë një spjegues i detajuar zyrtar për këtë qëllim. Shpjegues të cilin po ua sjell në vemendje këtu, bashkëlidhur.

Avokatia nuk është shaka, por përgjegjësi. Avokatia është thelbi i procesit të rregullt gjyqsor.

Prokurorë e gjykatës kanë edhe diktaturat. Por avokati i jep procesit emrin proces i rregullt.

Ju gjykatës e prokurorë, që nuk arrini të shihni te avokatët një koleg profesionist, plasini llampat e lexoni dokumentet legale që u detyrojnë të respektoni avokatin.

Pa avokatë në proçes ju jeni shërbëtorë rregjimi, jo punonjës të shtetit demokratik.

Ju nuk jeni pronarët e drejtësisë, por thjesht punonjës të saj. Dhe këtë punë duhet ta bëni me detyrim, nëse se kuptoni ndryshe, me avokatin përballë.

Tani lexoni dokumentet legale Europiane. Se nuk harroni të thoni edhe në gjyqe se “ne do hyjmë në Europë”… por atje nuk shkoni dot të vetëm.

Të vetëm, pa avokatë përballë pra, vetëm një tufë me një lule te varri i Enver Hoxhës mund të shkoni. Në u pranoftë edhe ai…

Ja kaq.

Lexojeni se çfarë thotë e kërkon Europa për avokatin.