Ballina Kronika Rrëfimi i plotë i Hasajt/ Ishte i dhëne pas femrave, 2 herë...

Rrëfimi i plotë i Hasajt/ Ishte i dhëne pas femrave, 2 herë ma ndau motrën. Ramazanin e futa në çark me 20 mijë lek…

52
0

Nga Elton Qyno

Zbardhet i plotë deklarimi i Ajron Hasaj, autorit të vrasjes së Ramazan Mataj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Jnar të këtij viti në Shkodër.

Hasaj ka treguar se ka qënë në gjëndje të rëndë psikologjike, pasi Ramazan Mataj, ngacmonte dhe është bërë shkak që motra e tij të divorcohet dy herë nga 2 martesat e saj.

Aq sa në martesën e dytë, pasi divorcit, njerëzit e burrit sipas tij kanë shkuar në banesë, ku i kanë treguar një video ku motra e tyre kryente marëdhënie me një person, që dyshohej se ishte Ramzan Mataj.

Në dëshminë e tij Ajron Hasaj, ka treguar se Ramzan Mataj ishte një person i dhënë pas femrave dhe shkonte me këdo që i dilte para. Ndaj duke njohur këto veti të tij, autori i krimit ka vënë në zbatim një plan, duke futur në çark Ramazan Mataj përmes një profili në Instagram të quajtur “Majli 544”.

Autori për gjithçka ishte kujdesur në përpikmëri, pasi për dërgimin e dy mesazheve zanore drejt telefonit të Ramazan Mataj, ka paguar 20 mijë lekë të vjetra një vajzë gabele e cila ka shqiptuar fjalët: “…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

Por një gabim fatal i tij, ishte rregjistrimi i numrit të babait të tij, në hapjen e adresës së rremë “Majli 544” në “Instagram”, duke sjellë identifikimin dhe më pas arrestimin e tij.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, në datën 7 janar 2025, është pyetur i arrestuari Ajron Hasaj dhe gjatë deklarimeve të dhëna në lidhje me ngjarjen, për rrethanat që ka dijeni ndër të tjera ka konfirmuar se:

“…lidhur me pyetjen dua të them se këtë vrasje e kam bërë unë dhe tani do ju shpjegoj si ka nisur dhe ka ndodhur e gjitha. Para rreth 7 vitesh ky person ka filluar të ngacmojë motrën time, Armela Hasaj, e cila ka qenë e martuar në fshatin Golem me burrin e saj A. Vila, ku për shkak të këtyre ngacmimeve Ramazan Mataj, u bë shkak që ajo të ndahet nga bashkëshorti pasi e ka tradhtuar. Pak kohë para se motra të ndahej nga bashkëshorti i parë, unë kam takuar vëllain e Ramazanit Bajram Mataj, të cilit i kam shprehur shqetësimet që po sillte Ramazani, dhe ai më tha që të mos e kesh problem pasi do marrim masa dhe nuk do ndodhë më asgjë. Edhe pasi është ndarë nga bashkëshorti motra ime, sërish është frekuentuar nga Ramazani. Kjo gjë më ka rënduar shpirtërisht, emocionalisht dhe psikologjikisht saqë më vinte turp të dilja në lagje. Pas rreth 3-4 vitesh, motra ime, Armela është martuar sërish në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, por Ramazani ka vazhduar të frekuentohet me të derisa është bërë shkak përsëri të që motra ime të ndahet dhe nga bashkëshorti i dytë. Kur motra është ndarë nga bashkëshorti i dytë, familja e burrit të motrës ka ardhur tek banesa ime dhe na ka treguar disa video të motrës, duke kryer marrëdhënie seksuale por që nuk dukej se kush ishte personi me të cilin po kryente marrëdhënie…”.

Më tej autori i krimit ka treguar në dëshminë e tij se:

“…edhe pas këtij momenti ai ka vazhduar sërish të shoqërohet me motrën time dhe nuk ka bërë shkëputje në asnjë moment në këto vite. Gjithashtu në atë kohë Ramazani, ka shpërndarë tek njerëz të ndryshëm video ku ka qenë së bashku me motrën time, Armelën, video të cilat kanë qenë me përmbajtje të ulët morale dhe këtë gjë e ka bërë në formë demonstrimi mburrjeje. Kjo situatë sa vinte dhe më rëndonte pasi nuk kisha guxim të dilja as në lagje nga turpi që i kishte sjellë familjes tonë. Në këto kushte dhe në gjendje të rënduar psikologjike mora vendimin që të organizoj një mënyrë për të vrarë të dashurin e motrës, Ramazan Mataj…”.

Ajron Hasaj para policëve dhe prokurorit të çështjes ka treguar se:

“…si fillim kam hapur një adresë në Instragram me emrin “majli544”, nga ku e kam bërë Ramazanin me fol dhe i kam shkruar rreth datës 25 dhjetor, duke ju prezantuar si femër dhe kam vazhduar komunikimet me të duke i dhënë nuance erotike derisa kam lënë takim më të më datë 4 janar 2025. Gjithashtu në një nga mesazhet i kam dërguar mesazh zanor për t’i vërtetuar se jam femër. Zëri në ato mesazhe është i një vajze “gabele” (komunitetit Rom) të cilën nuk e njoh por e kam gjetur në rrugë dhe e kam paguar 20 mijë lekë të vjetra për të dërguar këtë mesazh zanor si më poshtë:

“…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

“…duke ju prezantuar si femër që kam shkuar për vizitë tek tezja ime në banesën e shtetasit Vullnet Halaj, duke ju shprehur në atë formë të tillë që të ngjaja i besueshëm dhe se familjarët do largoheshin nga shtëpia dhe unë do dilja ta takoja së bashku me Ervinën (vajza e Vullnetit). I kam thënë që të niset dhe të takojmë në afërsi të banesës së shtetasit Vullnet Halaj….”

Ndërkohë autori i krimit ka marrë të gjitha masat duke marrë armën dhe fshehur në një grumbull mbeturinash, në afërsi të kanalit dhe ka pritur që Ramazani të vijë me makinë.

“…pasi ka ardhur ka kthyer makinën, është afruar në vendin ku i kisha lënë takimin dhe pasi është ndalur, i jam afruar në krah të tij dhe kam nisur ta qëlloj me armë zjarri pushkë 20-çe, ku kam gjuajtur 18-19 herë në drejtim të tij. Pasi e kam qëlluar, kam futur armën brenda xhupit, i jam ngjitur biçikletës dhe jam nisur për në shtëpi, ku nuk kam dalë më atë natë nga banesa. Menjëherë sapo kam shkuar në shtëpi, nuk kam hyrë në shtëpi sepse nuk doja që asnjë nga familjarët e mi ta dinte këtë gjë. E kam mbështjellë armën me qese, e kam futur në një thes dhe më pas e kam groposur anash shtëpisë. Më pas kam hyrë në banesë dhe nuk i kam treguar askujt në lidhje me këtë ngjarje…”-ka treguar autori i krimit.

Komunikimet përmes profilit fallso i kam nisur rreth datës 25 dhjetor të vitit 2024 dhe kam vazhduar deri në momentin që kam kryer krimin.

Të gjithë e dimë se Ramazani ishte i dhëne pas femrave dhe ngacmonte çdo femër që t’i dilte para dhe nisur nga kjo, ndaj i kam shkruar në instagram dhe jam hequr si femër për ta tërhequr në vendin ku doja unë për të kryer krimin.

Ndërkohë me motrën, Armelën, kemi rreth 3 vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi, por dua të them se rreth 2-3 net para ngjarjes kam parë një “story” në Instagram të motrës time, e cila kishte postuar një video ku dukej makina, të cilën e njoha që ishte e Ramazanit, gjë nga e cila kuptova që vazhdonin të shoqëroheshin bashkë dhe kjo ma shtoi mërzinë dhe më rëndoi akoma me tepër emocionalisht dhe psikologjikisht.

Armën e kam patur prej vitesh të fshehur në banesë dhe ka qenë e imja dhe pasi kam kryer krimin e kam groposur afër banesës, ndërsa rrobat që kam patur të veshura atë ditë i kam djegur. Për të shkuar tek vendi i ngjarjes kam përdorur një biçikletë timen, që e kam në shtëpi. Pasi vesha një xhup sipër ngjyrë të zezë shkova tek vendi ku mbajmë drutë e zjarrit pasi aty kisha fshehur dhe armën e zjarrit pushkë. Këtë armë e kam patur në banesë prej disa vitesh. Me të marrë armën e vendosa brenda xhupit i hipa biçikletës dhe dola nga banesa mora rrugën për tek Xhamia e Dragaçit, pastaj vazhdova përsëri rrugën drejt deri tek vendi i ngjarjes. Pak pa arritur tek vendi i ngjarjes pash që para meje ishte në lëvizje makina e Ramazanit një mjet “Mercedes Benz” ngjyra e zezë targat nuk ja mbaj mend, duke qënë se e kisha makinën para arrita të shquaja që në makinë ishte vetëm Ramazani. Pastaj Ramazani duke qenë se ishte para meje, në një vend disa metra larg vendit të ngjarjes ktheu makinën e tij duke e drejtuar me drejtimin nga dhe shkoj aty.

Në momentin që Ramazani sa arriti në vendin e ngjarjes dhe ashtu siç ishte duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët i gjuajta direkt me armë zjarri. Kur kam gjuajtur kam gjuajtur një nga një fishekët.

Pastaj mora biçikletën pastaj u ktheva përsëri me drejtim për në shtëpi. Pasi u largova rreth 150 metra nga vendi i ngjarjes ktheva në një kthesë majtas në një rrugicë që dhe kjo të nxjerrë në xhamin e Dragaçit dhe pastaj direkt e ne shtëpi.

S’qaroj që gjithë kohës armën e kam patur nën xhup. Krimin e kam kryer i vetëm që nga fillimi deri në fund dhe askush tjetër nuk më ka ndihmuar dhe nuk ka dijeni mbi krimin që kam bërë. Arma dhe municionet luftarake që janë gjetur në banesë janë të gjitha të miat.

Telefonin që ka përdorur për komunikim e kam thyer dhe e kam hedhur në lumin Kir. Dua të them se ndjehem shumë i penduar për krimin që kam bërë por gjithashtu kam qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, siç edhe e kam shpjeguar më sipër.