Ballina Kulturë Sanremo, drejtori artistik Carlo Conti: Do të kemi 26 emra të mëdhenj,...

Sanremo, drejtori artistik Carlo Conti: Do të kemi 26 emra të mëdhenj, ndoshta bëhen 28

28
0

Carlo Conti, drejtor artistik dhe prezantues i Festivalit të Sanremos, ka dhënë detaje rreth edicionit të ardhshëm të festivalit gjatë fjalës së tij në festivalin ‘Luce!’ që po zhvillohet në Firence.

Conti theksoi se fokusi kryesor i tij mbetet zgjedhja e këngëve dhe artistëve, duke e krahasuar këtë me “biftekun” me cilësinë më të mire.

“Çdo vit për Sanremon prezantojnë rreth 500-600 këngë dhe këtë vit duhet të zgjedh 26 nga Big (artistët e mëdhenj), ndoshta do të bëhen 28,” tha Conti. Ai shtoi se vitin e kaluar kishte shumë vështirësi në përzgjedhje për shkak të sasisë së madhe të këngëve të bukura.

Rregullat për Eurovision mbeten të njëjta

Lidhur me pjesëmarrjen në Festivalin Evropian të Këngës (Eurovision), Conti sqaroi se rregullat mbeten identike me ato të vitit të kaluar:

Fituesi i Sanremos shkon në Eurovision.

Në rast tërheqjeje, mospërputhjeje kualifikimesh ose anulimi (siç ndodhi këtë vit), drejtimi artistik i Sanremos dhe RAI-t do të zgjedhin artistin zëvendësues.

Conti solli si shembull rastin e këtij viti, ku “Olly u tërhoq dhe Lucio Corsi shkoi, i cili doli i dyti në festival.” Ai përfundoi duke theksuar se rregullorja “funksionoi; nuk kishte arsye për t’i ndryshuar ato.”/rtsh