Ylli i Hollywood-it, Sydney Sweeney, shkëlqen në premierën në Mbretërinë e Bashkuar të filmit të saj të ri me temë boksin.
Aktorja 28-vjeçare mahniti të pranishmit me një fustan mëndafshi rozë me dantella në premierën e filmit Christy, që u zhvillua në Royal Festival Hall gjatë Festivalit të Filmit në Londër.
Për t’u përgatitur për rolin, Sydney shtoi rreth 13 kilogramë dhe iu nënshtrua një stërvitjeje intensive me trajnerë boksi, për të portretizuar boksieren e njohur amerikane dhe një nga pionieret e sportit, Christy Martin, shkruan “The Sun”.
Filmi, i përfolur si pretendent për çmimet Oscar, rrëfen historinë e fuqishme të Martin, e cila arriti të mbijetonte një martesë abuzive me trajnerin e saj.
Kohët e fundit, aktorja ka treguar edhe një nga truket e saj për konturimin e gjoksit në një video që ndau me ndjekësit në Instagram, ku shihet duke u përgatitur për një mbrëmje jashtë.