Ballina Sport Vora surprizon Elbasanin, e mund me përmbysje, Partizani gjen “shërim” në Vlorë

Vora surprizon Elbasanin, e mund me përmbysje, Partizani gjen “shërim” në Vlorë

19
0

U zhvilluan edhe ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Superiore. Në Elbasan Arena, Vora triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Elbasanit.

Vendasit shënuan të parët me Kristi Qosen, në fillimin e pjesës së dytë. Mysafirët reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Dakën, ndërsa përmbysja e madhe për Vorën erdhi nga Karrica.

Në Vlorë, Partizani rikthehet te fitorja, teksa mundi 0-1 Flamurtarin, falë një autogoli. Një sukses shumë i rëndësishëm për të kuqtë, pas një ecurie negative.