Ballina Rajoni Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

15
0

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit.

Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultatet e para dalin më pas.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind.

Nga rezultatet e para shihet se koalicioni shqiptar VLEN është në avantazh në Çairit të Shkupit dhe Tetovë. Koalicioni VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.