Ballina Europë Kremlini: Ka ende shumë punë përpara bisedimeve Putin-Trump

Kremlini: Ka ende shumë punë përpara bisedimeve Putin-Trump

19
0

Kremlini zyrtar deklaroi se nevojitet punë e konsiderueshme përgatitore përpara një samiti të planifikuar në Budapest midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

Ai deklaroi se ekipet nga të dy shtetet së pari do të duhet të zgjidhin një numër çështjesh të pazgjidhura dhe se përgatitjet për samitin nuk kanë filluar plotësisht ende.

Peskov theksoi se ”qëndrimi i Rusisë për luftën nuk ka ndryshuar”.

“Le të ndahet ashtu siç është. Mendoj se 78% e tokës është tashmë e zënë nga Rusia. Lereni ashtu siç është tani”, u tha ai gazetarëve.

Ukraina deri më tani ka këmbëngulur në rimarrjen e të gjithë territorit që ka humbur.