Ballina Kosovë “Liria ka emër – por edhe turpi ka” – faqja “Dr. Ibrahim...

“Liria ka emër – por edhe turpi ka” – faqja “Dr. Ibrahim Rugova na mungon” e sulmon me pyetje të rënda Përparim Ramën

18
0

Pjesëmarrja e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në protestën e organizuar në Tiranë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve ka ngjallur reagime të shumta.

Përparim Rama në zgjedhjet lokale të 12 tetorit përfaqësoi LDK-në dhe në emër të saj i fitoi edhe votat për komunën e Prishtinës.

Kjo ka bërë që reagimet ndaj tij për pjesëmarrjen në protestë të jenë mjaft të ashpra.

Kështu, një reagim është bërë edhe nga faqja me 265 mijë ndjekës në Facebook, “DR. Ibraim Rugova nga mungon”.

Nga kjo faqe, Ramës i janë shtruar disa pyetje, lidhur me njohuritë e tij rreth vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Madje, një nga pyetjet që i është për është nëse e di se nënkryetari i Prishtinës, është pikërisht djali i një prej viktimave të vrara paslufte me motive politike, siç është Shaban Manaj.

Postimi i plotë:

Pyetje për Përparim Ramën

A e di Përparim Rama se disa nga ata për të cilët protestoi sot, po gjykohen për vrasjet e aktivistëve të LDK-së?

A e di se zëvendësi i tij është djali i Shaban Manajt, një prej tyre që u vra pas luftës?

Si mund të dalësh përkrah atyre që dyshohen për gjakun e njerëzve të tu?

Liria ka emër – por edhe turpi ka.