Senatori Rodrigo Paz ka dalë fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bolivi, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Gjykata Supreme Zgjedhore.
Rezultati del pasi janë numëruar 97.53% e votave.
Paz, anëtar i Partisë Demokratike Kristiane të qendrës, ka siguruar 54.54% të votave, duke mposhtur rivalin e tij, ish-presidentin Jorge Quiroga, kandidat i aleancës së krahut të djathtë “Për Liri dhe Demokraci”, i cili mori 45.46%.
Presidenti i Gjykatës Zgjedhore, Oscar Hassenteufel, deklaroi se megjithëse rezultatet janë ende paraprake, “trendi tani është i pakthyeshëm” dhe fitorja e Paz-it pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim.







