Gazetari Roland Qafoku e cilëson një politikan modern ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili zbuti politikën e vjetër të viteve të para të demokracisë.
Qafoku kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të jetës politike të Nanos, “veset” e tij dhe mendimin që ish-bashkëshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha kishte për të.
“Nano ka bërë historinë e postkomunizmit dhe ka lënë gjurmë të thellë në historinë e këtij vendi. Tre herë kryeministër, një herë zv.kryeministër. E shndërroi Partinë e Punës në një parti moderne. Ka një problem me duhanin, 50 vite që pi duhan. Pinte 3 paketa në ditë. U dënua 13 vjet burg. Sa burg ka bërë, Nano, i cili ishte një burg politik, ishte një goditje politike për Nanon.
700 mijë persona firmosën një peticion për lirimin e tij. Është vlerësuar nga presidenti Mojsiu me Medalje, ndërkohë që një Medalje Mirënjohje i ka dhënë dhe kryeministri Rama. Është produkt i tij. Ishte një politikan modern, zbuti politikën e egër. Nexhmie Hoxha tha në atë kohë se sa ishte në atë kohë nuk kishte vese, por e prishi demokracia. Ishte 38 vjeç kur u bë kryeministër dhe mori të gjithë mëkatet e komunizmit”, tha mes të tjerash Qafoku