Ballina Bota Ndërprerje e madhe e internetit nëpër botë, ja aplikacionet dhe faqet e...

Ndërprerje e madhe e internetit nëpër botë, ja aplikacionet dhe faqet e bllokuara

42
0

Një ndërprerje e madhe e internetit po prek dhjetëra faqe interneti, lojëra dhe aplikacione online këtë të hënë kudo në botë, duke përfshirë edhe Amazon, Snapchat dhe Vodafone.

Problemet filluan rreth orës 8 të mëngjesit dhe duket se lidhen me një problem në Amazon Web Services, i cili ofron infrastrukturë që mbështet pjesën më të madhe të internetit modern.

Sipas Downdetector, ka më shumë se 2,000 raportime për ndërprerjen e Amazon Web Services vetëm në SHBA.

Ja një listë e gjithçkaje që shfaqet si problematike në Down Detector:

Snapcha, Lloyds Bank, Ring, Amazon, Roblox, Halifax, Xero, My Fitness Pal, Zoom, Canva, HMRC, Blink, Slack, Fortnite, Wordle, Vodafone, Duolingo.

Gjithashtu, ka dhjetëra faqe interneti dhe aplikacione të tjera që shfaqen si të prekura në faqen e internetit të Down Detector.