“Askush prej nesh nuk duhet t’i bëjë presion Zelensky-t kur bëhet fjalë për lëshime territoriale”.
Kështu deklaroi kryeministri polak Donald Tusk në rrjetin social “X”.
Duke marrë shkasë nga takimi i presidentit të SHBA, Donald Trump me homologun ukrainas Volodomyr Zelensky, Tusk theksoi se presioni duhet t’i bëhet Rusisë.
Më herët Trump sugjeroi se Zenesky duhet të pranojë kushtet e Rusisë për të dorëzuar territoret e pushtuara, në të kundërt, Ukraina rrezikon të shkatërrohet prej rusëve.
“Ne të gjithë duhet të bëjmë presion ndaj Rusisë që të ndalojë agresionin e saj. Paqësimi nuk ka qenë kurrë rruga drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Tusk.