Ballina Rajoni Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriu/ Numërohen mbi 75 për qind e votave,...

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriu/ Numërohen mbi 75 për qind e votave, ja si paraqiten rezultatet

24
0

Nga 75.37 përqind e votave të përpunuara deri më tani dhe të dhënat nga 2,755 vendvotime nga gjithsej 3,474, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë. Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë.